Zgjedhjet 2023, Mitsotakis: Kërkohen zgjidhje të qarta për udhëheqjen e vendit dhe stabilitet politik

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i ka kërkuar presidentes Katerina Sakellaropoulou shpërndarjen e parlamentit dhe mbajtjen më 21 maj të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Mitsotakis më mesazhin e tij thotë se vendi ka nevojë për zgjidhje të qarta dhe stabilitet politik.

Me dekretin presidencial, ditën e hënë me 24 prill Greqia hyn zyrtarisht në fushatë elektorale, e cila ka rregulla dhe kufizime për partitë dhe kandidatët.

Presidentja kërkoi nga partitë politike që periudha parazgjedhore të jetë e qetë dhe në të mirë të vendit.

Për herë të parë këto zgjedhje parlamentare do të zhvillohen me sistem të thjeshtë proporcional, çka nuk i krijon mundësinë asnjë partie të fitojë shumicën në parlament, pasi për këtë do ti duheshin 46 % të votave.

Në rast dështimi, Presidentja ngarkon një nga drejtuesit e tre gjykatrave të larta të Greqisë për të formuar një qeveri të përkohshme që çon vendin sërish në zgjedhje me sistemin e zgjeruar proporcional.

Mitsotakis: Jeni të vetëdijshëm, për krizat e njëpasnjëshme të jashtme që ka kaluar dhe kapërcyer vendi ynë këto vite. Emigracioni, pandemia, lufta në Ukrainë dhe sfidat kombëtare të një fqinji të paparashikueshëm si Turqia. Përballë gjithë kësaj, ekonomia dhe shoqëria jonë qëndruan të palëkundur. Greqia ka nevojë për një perspektivë të qartë në rrugën e saj dhe zgjidhje të qarta në udhëheqjen e saj.

Zgjedhjet do të shpalleshin ditën e aksidentit të frikshëm në Tempi nga Selaniku, ku Mitsotakis do inaguronte dhe një sistem të ri automatik të qarkullimit të trenave.

Gjithçka u anulua për javë të tëra kur më pas Mitsotakis nën presionin e vazhdueshëm të opozitës deklaroi datën.