Nga 1 janari 2024 kosovarët të lirë për të udhëtuar në Schengen, por jo në Spanjë, Madridi nuk njeh pasaportën e Kosovës

Lëvizja pa viza për kosovarët në zonën Shengen prej janarit 2024 nuk do të vlejë për Spanjën. Komisioni Europian konfirmoi kufizimin, për shkak se vendi iberik nuk njeh dokumentet zyrtare të Kosovës.

Prej 1 janarit të vitit 2024, shtetasit e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen, por këtë të drejtë nuk do ta përfitojnë në Spanjë.

Komisioni Europian konfirmoi se ky kufizim në lëvizjen e lirë vjen nga fakti se Spanja nuk njeh dokumentet e Republikës së Kosovës.

 “Në mesin e vendeve të Shengenit, të gjitha, përveç njërës, kanë njohur dokumentet e udhëtimit të Kosovës. Kjo do të thotë se liberalizimi i vizave do t'u mundësojë mbajtësve të pasaportave të Kosovës të udhëtojnë lirisht në të gjitha vendet, përveç në një vend të Shengenit. Kështu që ju mund të imagjinoni se çfarë mund të ndodhë nëse arrini në aeroportin spanjoll”, deklaroi ai në interesimin e gazetarëve.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Christian Wigand, bëri me dije se Spanja nuk kundërshtoi liberalizimin e vizave për Republikën e Kosovës, por njohja e dokumenteve zyrtare është mbetet çështje e brendshme e shteteve anëtare të BE.

5 vende të BE nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, por në të gjithë zonën Shengen, Spanja është shteti i vetëm që nuk i ka njohur as dokumentet zyrtare.

Liberalizimi i vizave mes BE dhe Kosovës u muratua pak ditë më parë nga Parlamenti Europian dhe do të hyjë në fuqi janarin e vitit 2024.