Aksident në Laç, makina godet këmbësoren, gruaja në gjendje të rëndë transportohet te Trauma në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Prill 2023, 13:06
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në hyrje të qytetit të Laçit.
Nje autoveturë godet një këmbësore, duke i shkaktuar plagë të rënda.
Nga të dhënat paraprake e dëmtuara ndodhet në gjendje të rëndë e cila është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje ku dhe ka nisur hetimet paraprake për ngjarjen në fjalë.


