Shpërthim në qiellin e Ukrainës, Kievi raporton rrëzimin e një sateliti të NASA, agjencia e mohon

Një dritë misterioze zbardhi qiellin e ukrainës mbrëmjen e së mërkurrës. Ngjarja ka ndodhur mbi kryeqytetin e Kievit, ndërsa zyrtarët vendas aluduan se shkak ishte rënia e një sateliti të NASA në tokë. Por një zëdhënës i agjencisë, e mohoi këtë fakt duke thënë se sateliti amerikan ndodhej në orbitë në kohën kur ndodhi ngjarja.

Një shpërthim misterioz drite u regjistrua natën e kaluar në qiell mbi kryeqytetin e ukrainas. Zyrtarët në Kiev fillimisht deklaruan dyshimet se ishte një satelit i NASA-s që po binte në Tokë, por agjencia hapësinore amerikane I ka thën BBC-së se sateliti i saj ishte ende në orbitë.

Sipas shefit të administratës ushtarake në Kiev, në një reagim në Tvviter, Serhiy Popkov tha se ngjarja ndodhi si pasojë e rrëzimit të një sateliti hapësinor të NASA.

“Rreth orës 22:00, flaka e shndritshme e një objekti fluturues u vu re mbi Kiev. Sipas informacioneve paraprake, ky fenomen erdhi si pasojë e rënies së një sateliti hapësinor të NASA-s në Tokë. Për të parandaluar që mbeturinat të shkaktojnë viktima u shpall një alarm për sulm ajror. Mbrojtja ajrore nuk hyri në veprim,” tha Popkov.

Ndërkohë, mengjesin e së enjtes, zëdhënësi i Agjencisë Hapësinore Amerikane, Robert Margetta tha se rreth orës 22:00 me orën Kiev, sateliti ishte ende në orbitë dhe nuk hyri në atmosferën e Tokës.

Pas raportimeve për një shpërthim në qiell mbi Kiev, rrjetet sociale u mbushën me "fotografi" me temën e UFO-ve. ndërsa Shefi i Zyrës së Presidentit Andriy Yermak reagoi ndaj shpërthimit, duke bërë thirrje për besim në raportet zyrtare të Ukrainës.