Tornado shkatërrimtare në SHBA/ 2 viktima dhe dëme të mëdha materiale nga stuhitë në tre shtete

Të paktën dy persona janë konfirmuar të vdekur si pasojë e tornadove që kanë përfshirë tre Shtete amerikane. Stuhitë kanë lënë pas dëme kolosale!

Këto pamje tregojnë përmasat edhe pasojat e disa tornadove që goditën qytetin Cole në Oklahoma të Shteteve të Bashkuara të Amerikës!

Shtëpi dhe objekte të tjera shërbimi janë rrënuar!

Të paktën 2 persona janë konfirmuar deri më tani të vdekur, por dyshimet janë se numri I viktimave mes stuhisë mund të jetë më I lartë!

Në shumë zona vijojnë përpjekjet e të kërkimit-shpëtimit për persona të bllokuar nën gërmadha!

Moti i keq ka dëmtuar linjat e shpërndarjes së energjisë elektrike duke lënë në errërisë mbi 20 mijë njerëz sipas të dhënave të autoriteteve amerikane!

Pëveç Oklahomas, moti i keq ka përshirë edhe Kansasin dhe Iowan, ku veç tornadove, janë shënuar reshje shiu dhe breshëri

Banorët janë këshilluar të shmangin lëvizjet.

Stuhitë pritet të zhvendoset në lindje për të përfshirë Teksasin lindor, Luizianën veriperëndimore, Oklahoma juglindore, Misurin juglindor dhe pjesën më të madhe të Arkansas.