Liberaliizmi i vizave, Basha: Nga 1 janari 2024, shqiptarët e Kosovës do të lëvizin të lirë në Evropë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Prill 2023, 18:03
Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përshëndeti sot vendimin unanim të Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Në një postim në rrjetet sociale, Basha ka uruar qytetarët e Kosovës për lëvizjen e lirë në Evropë, pas vendimit të sotëm të Parlamentit Evropian. Ai theksoi se qytetarët e Kosovës do të trajtohen me dinjitet si evropianë.
Basha: Nga 1 janari 2024, shqiptarët e Kosovës do të lëvizin të lirë në Evropë, qytetarët e Kosovës do të trajtohen me dinjitet si evropianë. Parlamenti Evropian e hoqi sot dhe pengesën e fundit. Padrejtësia që për vite të tëra iu bë qytetarëve të Kosovës mori fund. Urime Kosovë! Urime qytetarëve të Kosovës për vendimin që u mundëson të lëvizin të lirë.
