"Autobusi i shpresës, fitores, triumfit", Meta: Rama i tmerruar se opozita po ecën pa ndalim drejt 14 majit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Prill 2023, 16:24
Kreu i PL-së Ilir Meta shprehet se Rama është tmerruar nga fakti se opozita po ecën drejt 14 Majit, nga planet e kandidatëve,nga autobusi i triumfit të qytetarëve.
"Rama është tmerruar nga fakti që opozita ecën pa ndalim drejt 14 Majit, është tmerruar nga autobusi i shpresës, nga autobusi i fitores, nga autobusi i triumfit të qytetarëve.
Është tmerruar nga të gjitha planet e kandidatëve tanë, të cilët kudo tregojnë se e njohin situatën jashtëzakonisht mirë dhe e njohin shumë mirë, sepse këta nuk u shpallën në sekondën e fundit.
Ata kanë muaj që janë përgatitur sepse kanë zhvilluar një garë të brendshme dhe gjatë gjithë kësaj kohe kanë qenë në kontakt me qytetarët.
Bashkë Fitojmë!" ka shkruar Meta.
