Babë e bir vrasin të dashurin e mamasë, dënohen me 42 vite burg gjithsej
Një burrë i cili vrau të dashurin e ri të gruas së tij të divorcuar me ndihmën e djalit të tij, pasi e kishte ndjekur në shtëpinë e tij në Norfolk dhe e gjeti të fshehur në një gardërobë, është dënuar sot.
Wayne Peckham, 49 vjeç, u dënua për 24 vjet pasi u shpall fajtor për vrasjen 'torturuese dhe brutale' të Matthew Rodwell, 39 vjeç.
Djali i tij Riley Peckham, 23 vjeç, u dënua me 18 vjet për përfshirjen e tij në vrasje.
Wayne, i divorcuar nga gruaja e tij Kerry Peckham, u fut në shtëpinë që gruaja kishte me të dashurin pasi djali i saj Riley ishte ngjitur nga një dritare e katit të parë.
Burri bërtiti 'do të vdesësh', përpara se ta gjente në gardërobën e dhomës së gjumit të djalit më të vogël të Kerry-t në Downham Market, Norfolk.
Gjykata e Norwich Crown dëgjoi se dyshja e rrahën dhe e mbytën për vdekje në fund të shkallëve burrin dhe e lanë të vdekur në vend.
Gjaku i z. Rodwell u gjet në rrobat e Wayne dhe Riley, nga Hilgay, Norfolk, dhe ADN-ja e z. Rodwell ishte nën thonjtë e të dyve. ADN-ja e Riley u gjet gjithashtu në qafën e zotit Rodwell.
Kerry u përpoq të futej mes burrave dhe djalit për t'i ndaluar ata. Viktima kishte 40 lëndime 'të rënda' nga goditjet me shkelmat dhe grushtat.