Gjermania përdor ''Nord Stream 2'' për të ndërtuar një terminal LNG
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Prill 2023, 15:24
Tubacionet që ishin destinuar për gazsjellësin ”Nord Stream 2” do të përdoren për ndërtimin e një terminali gazsjellësi të planifikuar të gazit natyror të lëngshëm(LNG) në ishullin gjerman të Rugenit.
”Qeveria gjermane ka blerë tubacione zëvendësuese që ishin të destinuara për gazsjellësin”, deklaroi një zëdhënëse e Ministrisë së Ekonomisë.
”Ne nuk mund të japim asnjë informacion për sasinë e tubave dhe të kostove sepse kontratat janë të klasifikuara dhe konfidenciale’’, deklaroi ministria.
Sipas një informacioni të mëparshëm nga qeveria e landit të Mecklenburg-Vorpommernit, tubat e ”Nord Stream 2” me një gjatësi totale prej 60 kilometrash do të ruhen ne Sassnitz, në ishullin Rugen.


