Melburn rrëzon nga froni Sydneyn pas një shekulli, qyteti më i madh australian
Prej më shumë se 1 shekulli Sydney ka ruajtur vendin e parë në klasifikimin e qyteteve më të mëdha australiane. Por një ndryshim i vogël territorial, bëri që Melburn të ndryshojë renditjen.Melburni ia doli të ndryshojë renditjen e ngrirë prej më shumë se 100 vitesh.
Është renditur qyteti i parë më i populluar në Australi duke e hequr nga fronti mbi 1 shekullor Sydney.
Por me rritjen e shpejtë të popullsisë në periferi të Melburnit, kufijtë e qytetit janë zgjeruar duke ngrënë edhe zonën e Meltonit.
SpaceX gati për nisjen historike të Starship gjigant
17 Prill, 15:15
Shifrat e fundit zyrtare të publikuara nga qeveria tregojnë se numri i pupullsisë atje ka shkuar në 4,875,400 - 18,700 më shumë se Sydney.
Rritja e shpejtë e Melburnit është kryesisht falë migrimit ndërkombëtar, tha për BBC demografja e Universitetit Kombëtar Australian, Liz Allen.
Dr Allen vuri në dukje se Melburn është gjithashtu një destinacion tërheqës migrimi pasi ka mundësi punësimi dhe arsimimi të krahasueshme me Sydneyn, dhe historikisht ka qenë më i përballueshëm ekonomikisht.
Nuk është hera e parë që Melburni mban titullin e qytetit më të madh të Australisë.
Hera e fundit që Melburn arriti të tejkalojë popullsinë e Sydneyishte viti 1905.

