I riu "feston" Pashkët, qëllon në mes të rrugës në ajër me dy armë, shokët i postojnë videon në rrjetet sociale

Policia ka nisur hetimet për kapjen e një të riu i cili qëllonte në mes të rrugës me dy armë.

Ngjarja ka ndodhur në Ano Liosia, në rrugën Phylis, Greqi kur gjatë një feste të Pashkëve burri ka qëlluar në mes të rrugës, të paktën gjashtë deri në shtatë herë.

Anëtarët e grupit të të riut kanë postuar videon dhe fotot e armëve në rrjetet sociale.

Sipas SKAI-t, video e të shtënave është publikuar pak orë pasi një 72-vjeçar mbeti i plagosur nga një plumb endacak në Menidi. Plaku ishte në një gosti dhe ishte ulur në një tryezë kur ndjeu një ndjesi shpimi gjilpërash në këmbë.

Duke tërhequr pantallonat, ai zbuloi se një plumb e kishte kapur dhe po i rridhte gjak. Ai është dërguar në spital për ndihmën e parë dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Është konstatuar se plumbi ka ardhur nga një pistoletë 9 mm.