Abazoviç vizitë zyrtare në Kosovë, diskutime me Osmanin për situtaën në rajon e bashkëpunimin mes vendeve

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi Dritan Abazovic ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Kosovë, ku në qendër të takimeve ishte situata në rajon.

Me presidenten Vjosa Osmani është diskutuar edhe dialogun me Serbinë.

Në deklaratën për mediat thuhet se kreu i shtetit të Kosovës ka theksuar se Marrëveshja e Brukselit, e trajton Kosovën dhe Serbinë si palë të barabarta në kontekstin e raporteve ndërshtetërore.

Osmani ka shtuar se është Serbia që po vazhdon me obstruksione sa i përket zbatimit të marrëveshjes së arritur, duke shtuar se Kosova do të vazhdojë të koordinohet me aleatët ndërkombëtarë për zbatimin e paktit.

Ndër të tjera, në takim, nga të dy palët u tha se komuniteti shqiptar në Mal të Zi dhe ai malazez në Kosovë janë urë e fuqishme lidhëse ndërmjet të dy shteteve.

Presidentja Osmani dhe kryeministri Abazovic diskutuan edhe për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e shkëmbimit ekonomik, tregtar, turizëm, arsim dhe fusha të tjera të interesit të dyanshëm.

Gjithashtu Osmani ka përshëndetur marrëveshjen për shërbime ajrore të Kosovës dhe Malit të Zi, të nënshkruar të premten