Ukraina lë pa energji Rusinë/ Kievi kryen sulme me dron në rajonin e Belgorodit të Rusisë
Forcat ukrainase kanë kryer sulme me dron në territorin rus, dhe lënë pa energji elektrike mijëra shtetas, për shkak të shpërthimeve të fuqishme të dy stacionee rëndësishme të energjis. “The Sun” raporton se sulmet ka ndodhur në rajonin e Belgorodit të Rusisë.
Shpërthime të mëdha kanë tronditur dy stacione kyçe të furnizimit me energji elektrike në Rusi në një sulm të dyshuarqë e ka kryer ukraina me dron.
Sulmi shkaktoi një ferr të furishëm pasi mesohet se ka lënë mijëra banor pa energji elektrike në rajonin e Belgorodit.
Guvernatori i Belgorod tha se stacionet u goditën në qytet dhe një zonë tjetër në rajonin më të gjerë që kufizohet me Ukrainën.
“Dy shpërthime të fuqishme të shoqëruara nga një zjarr i madh ndodhën në rajonin e Belgorodit.
Nuk kemi raportime për viktima, ndërsa shërbimet e urgjencës shkuan në vendin e ngjarjes. Zjarri është vënë nën kontroll”, ka thënë guvernatori i rajonit.
Rajoni i Belgorodit është përballur me sulme të rregullta me dron nga territori ukrainas, por jo në atë shkallë sa Rusia ka goditur rajonet e Kievit.
Ukraina ka pranuar gjithashtu se ka përdorur taktika sabotuese për të shkaktuar zjarre në Rusi.
Shefi i inteligjencës ukrainase, ka thënë se Rusia po shihte shumë shpërthime dhe zjarre të pazakonta.
"Shumë nga kjo nuk është rastësi," tha ai, duke pranuar se Ukraina po paguante diversantët rusë.
Sulmet e dyshuara vijnë pasi Ukraina pretendohet se po përgatit një kundërofensivë për të rrëmbyer territorin nga forcat pushtuese ruse.
Dokumentet e fshehta të zbulimit të SHBA-së duket se zbulojnë gjithashtu planet e Ukrainës.
Një nga dokumentet përmblodhi oraret e stërvitjes së 12 brigadave luftarake të Ukrainës dhe thoshte se nëntë prej tyre po stërviteshin nga forcat e SHBA-së dhe NATO-s dhe kishin nevojë për 250 tanke dhe më shumë se 350 automjete të mekanizuara.



