Masakër me 33 të vrarë në Nigeri, sulmohet me armë një fshat i tërë
Persona të armatosur kanë sulmuar një fshat në veriperëndim të Nigerisë, ndërsa raportohet për 33 të vrarë.
Ngjarja ndodhi të dielën. Sipas mediave të huaja, më shumë se 35 shtëpi u shkatërruan në Runji, në shtetin Kaduna, tha Francis Zimbo, kryetar i zonës Zangon Kataf ku ndodhi masakra.
“Trupat patën një përplasje të ashpër me sulmuesit dhe janë ende në zonë”, tha Samuel Aruëan, komisioneri shtetëror i sigurisë.
Ndërkohë, asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për vrasjet. Megjithatë, grupet e banditëve janë akuzuar si përgjegjëse për sulmet në rajon, të cilat përfshijnë rrëmbimin për shpërblim dhe vrasjen e civilëve.
Në fillim të këtij muaji, persona të armatosur rrëmbyen 10 studentë rreth gjysmë ore me makinë nga vendi ku ndodhi sulmi i së shtunës.
Qeveria e Nigerisë është ende duke luftuar për të shuar dhunën në veriperëndim të vendit, pavarësisht një reduktimi të sulmeve vitin e kaluar, pasi forcat e sigurisë shtuan operacionet ushtarake që synonin strehët e personave të armatosur.

