Datëlindja kthehet në tragjedi në SHBA, 4 të vrarë e disa të plagosur pas një sherri mes afoleshentëve në Alabama

Datëlindja kthehet në tragjedi në Alabama të SHBA-së, për shkak të një konflikti të castit mes adoleshentëve duke lënë 4 viktima dhe 28 të tjerë janë plagosur.

Një tjetër tragjedi me armë është shënuar në SHBA. Të paktën 4 persona janë vranë gjatë të shtënave me armë zjarri në një festë ditëlindjeje në Dadeville në Alabama dhe 28 të tjerë janë plagosur.

Mes viktimave është një mësues i shkollës së mesme, një atlet i njohur dhe vëllai i vajzës që kishte ditlindjen.

Ngjarja ka ndodhur në një shkollë të mesme në Dadeville.

Sic kanë deklaruar autoritet spitalor të paktën 15 adoleshentë u trajtuan për plagë të rënda me armë zjarri, duke thënë se nga këta disa janë në gjendje kritike, 6 prej tyre janë dërguar në shtëpi, ndërsa për shkak të fluksi të tjerët janë transferuar në një spital tjetër larg zonës së Dadeville, të Alabames.

Të shtënat kanë ndodhur rreth orës 22:34 të së shtunës, sipas asaj që njoftojn autoritetet policire në SHBA.

]Nga të dhënat paraprake mësohet se shkak i të shtënave në festën e ditëlindjes së një adoleshenti ka qenë një konflikt i çastit.

Zyrtarët janë ende të rezervuar në informacione ndërsa ende nuk dihet çfarë ka ndodhur me agresorin.

Dadeville është një qytet i vogël, rural me një popullsi prej rreth 3,200 banorësh, njihet si një prej zonave më të qeta.

Në SHBA, ky është sulmi i disatë që ndodh duke lënë shumë viktima.