Lula: Brazili dhe Kina kërkojnë balancimin e gjeopolitikës globale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Prill 2023, 08:18
Ne duam të ngremë nivelin e aleancës strategjike midis vendeve tona dhe të balancojmë gjeopolitikën botërore duke adresuar çështjet më të rëndësishme, tha presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva, pas takimit me kreun e Kongresit Kombëtar Popullor në Pekin, Zhao Leji dhe kryeministrin Li Qiang.
Lula, gjithashtu kujtoi se Kina ishte një aleate në krijimin e grupit BRICS të fuqive në zhvillim.
BRICS është akronimi i pesë vendeve kryesore në zhvillim, Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut.
“Është e rëndësishme të thuhet se Kina ka qenë një partnere preferenciale e Brazilit në marrëdhëniet tregtare”, shtoi Lula, sipas zyrës së shtypit të qeverisë braziliane./ ATA


