Tragjike në Itali, 57-vjeçari shqiptar humb jetën pas shpërthimit në vendin e punës

Një 57-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Itali.

Sipas mediave ai ka humbur jetën si pasojë e plagëve të rënda të marra në vendin e punës nga një shpërthim.

Edhe pse është transportuar në spital, nuk ka mundur të mbijetojë. Sakaq identiteti i tij nuk është bërë publik.