Orteku në Itali fundos alpinistët, tre të zhdukur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Prill 2023, 21:47
Orë të tëra agoni në Aosta, në veri të Italisë , pasi tre alpinistë janë zhdukur ndërsa një ortek i ka përfshirë gjatë stërvitjes pasditen e së enjtes.
Sipas agjencisë Ansa , instruktori 49-vjeçar arriti të mbijetonte, të zbriste në luginën e Aosta dhe të kërkonte ndihmë.
Menjëherë është nisur operacioni i kërkim-shpëtimit nga ekipet italiane dhe franceze, por puna është pezulluar pa sukses në perëndim të diellit dhe do të rifillojë nesër në dritën e parë. Nisur nga kushtet atmosferike që mbizotërojnë në zonë, shpresat për gjetjen e alpinistëve të gjallë janë të kufizuara.
Informacione më të reja për personat e zhdukur thuhet se bëhet fjalë për një kampion skish 39 vjeç, një instruktor skish 44 vjeç dhe një ekonomist 37 vjeç.
