Bumçi: Opozita dhe media nën shënjestër të sulmeve politike, atentati ndaj Ndrecës, akt i pastër terrorist

Ish-deputeti i PD-së Aldo Bumçi në një intervistë për Ora News deklaroi se vendi është përfshirë nga një klimë aspak normale ku  media dhe opozita janë vënë nën shënjestër të disa sulmeve nga politika.

"Nuk ka asnjë mundësi tjetër leximi veçse të dalësh në konkluzionin se ishte një sulm politik. Jemi në një fushatë që ka nisur, por nisi dje zyrtarisht me nëj sulm terrorist ku u synua eleminimi i kryetarit të PD-së Vau i Dejës dhe makina u hodh në erë ndërsa ishte në makinë. Kryetari i Pd-së për Vaun e Dejës sulmohet me një akt të pastër terrorist, e nuk mund të lexohet ndryshe veçse një mesazh kërcënues për demokratët.

Çfarë kanë synuar autorët nuk do të arrihet pasi Bashkia e Vaut të Dejës do të fitohet nga PD-ja, Shkodra, Tirana nga Këlliçi.

Ne nuk jemi në nëj situatë normale. Ky akt nuk është i izoluar. Ne vijmë nga një klimë goditje të opozitës, të medias. RTv Ora është konfiskuar, është gjobitur duke qënë në konfiskim.

Kemi pasur një sulm të hapur ndaj PD, vendimi antidemokratik, skandaloz i gjykatës për ti dhënë vulën një pjesë që nuk është më as 1-2% të partisë. Nuk ak më diskutim njeri, PD është ajo që njohin të gjithë qytetarët. Kjo a ëshët një sulm ndaj opozitës? Po goditja e Berishës? Çfarë është kjo klimë? Nuk është një klimë normale. Akti i djeshëm është shumë i rëndë. Synimi për tu eleminuar falë zotit nuk ndodhi," tha ai.