10 “kryebashkiakë” në prokurori, KQZ dërgon për verifikim të thelluar edhe 20 këshilltarë

Kryekomisioneri Ilirian Celibashi ka lejuar kandidimin si për kandidatin e Mallakastrës dhe të Kuçovës, edhe pse opozita deklaroi se I prek dekriminalizimi. Megjithatë së bashku me 28 emra të tjerë për ta do të zhvillojë një hetim të thelluar prokuroria për të parë nëse ndalohen të jenë në garë. Në seancë u ndanë dhe paratë e fushatës ku pjesën kryesore e mori PS dhe PD e kryesuar nga Alibeaj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dërguar për verifikim në prokurori 30 emra të kandidatëve për zgjedhjet vendore ndër të cilët 10 futen në garë për kryetar të bashkive e të tjerët për këshillat.

Vendimi për të mos ndaluar kandidimin e Kreshnik Hajdarit në Kuçovë dhe të Qerim Ismailajt në Mallakastër sollën kundërshtimin nga përfaqësuesi i "Bashkë Fitojmë" dhe ai i Partisë Demokratike

"Qerim Ismail Ismailajn kërkoni ta çoni prap për verifikim në Prokurorinë e përgjithshme. E keni çuar njëherë në 2020, vendosët që nuk është në kushtetet e ndalimit. Bëri kallëzim PD-ja dhe e dënoi si falsifikator," tha ai.

 Për kryekomisionerin Ilirian Celibashin kjo ka qenë vendimmarje e komisioneve zonale të administrimit të zgjedhjeve.

"Bazohet në komisionin zonal të administrimit zgjedhor, nuk e ka regjistruar komisioneri këtë si kandidat, por komisioni zonal për administrimin e zgjedhjeve," tha Celibashi.

Në të njëjtën mbledhje KQZ ka ndarë fondet për partitë ku PS merr shumën më të madhe e ndjekur nga PD që kryesohet nga Alibeaj e më tej nga Partia e Lirisë.

"PS-ja 151.494.783 lekë, PD-ja 106.402.261 lekë," tha Celibashi.

Me nisjen e fushatës së zgjedhjeve dy deputetë të shkodrës lanë mandatin, por sërish kqz nuk mundi të plotësojë. Së pari ishte Ilir Beqaj nga PS  i cili është akuzuar nga opozita për aferen e sterilizimit që nuk plotësoi formularin për të marrë mandatin. Ndërsa nga PD Bardh Spahia është sërish në garë për kryebashkiak.

"Kandidati i cili i kalon mandati i deputetit është Ilir Beqaj. Brenda këtij fati nuk është plotësuar formualri i vetëdeklarimit," tha ai.

Tashmë radhën nga socialistët për tu ulur si deputet e ka Frrok Gjini ose Lela Berdica ndërsa nga Partia Demokratike radhën e ka Ludovik Hasani.

1. Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) 151.494.783 lekë

2.            Partia Demokratike (PD) 103.926.170 lekë

3.            Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) 9.753.658 lekë

4.            Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) 8.018.647 lekë

5.            Partia Republikane Shqiptare (PR) 13.223.679 lekë

6.            Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë (PAA) 8.018.647 lekë

7.            Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK) 8.018.647 lekë

8.            Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL) 8.018.647 lekë

9.            Partia Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) (Partia e Lirisë) 15.577.215 lekë

10.          Partia Social Demokrate (PSD) 12.266.269 lekë

11.          Partia Nisma Thurje (NTH) 6.283.636 lekë