Muhaj: Ligji për Akademinë e Shkencave i sponsorizuar, kryetari pa asnjë kërkim shkencor
Studiuesi dhe historiani Ardian Muhaj i ftuar në "Ora e Betit" thotë se projektligji për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë është i personalizuar dhe porositur.
Ai nënvizoi se në krye të këtij institucioni është një kryetar që nuk ka asnjë kërkim shkencor.
Muhaj: Problemi kryesor është te momenti kur kërkohet ky ndryshim. Duket ndryshim i sponsorizuar dhe i porositur. Vetë nguti dhe momenti kur paraqitet një muaj para mbarimit të mandatit e nxjerr ligjin lakuriq dhe tregon se po bëhet një ligj i personalizuar, i sponsorizuar. Përveç problemit të rizgjedhjes akoma nuk është shoshitur problemi i zgjedhjes. Vetë zgjedhja për herë të parë ka problemet e veta. Nuk përmbushin kriteret akademike.
Mund të jetë një figurë shumë e rëndësishme në politikë, në sport, në tregti, biznes por Akademia ka rregullat e veta. Një nga sulmet që i është bërë Akademisë së Studimeve Albanologjike, Akademisë konkrete të Shkencave i janë hequr Institucionet kërkimore dhe duhet të riintegrohen. Edhe kërkohet të riintegrohet kërkimi shkencor në Akademinë e Shkencave dhe sillet një kryetar që nuk ka kërkim shkencor.
