Ministrja spanjolle: Evropa nuk mund t'i kthejë shpinën Kinës

Evropa nuk mund të injorojë rolin e Kinës si një partner kryesor tregtar dhe lojtar i madh gjeopolitik që mund të ndihmojë në përfundimin e luftës në Ukrainë, tha sot Ministrja spanjolle e Ekonomisë Nadia Calvino.

"Unë mendoj se ne thjesht nuk mund t'i kthejmë shpinën Kinës dhe të përpiqemi ta injorojmë atë," tha Calvino gjatë një ngjarjeje në Këshillin Atlantik në Uashington.

"Ne kemi një interes të përbashkët, mendoj, për të siguruar që ata të marrin pjesë në mënyrë konstruktive për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur dhe për të shmangur një fragmentim të tregut botëror, i cili do të jetë një humbje për të gjithë", tha Nadia Calvino.