Prindërit lidhin dhe mbyllin në dhomë vajzën adeleshente rebele, gjykatësit bien dakord me to pas provave se ç'kishte bërë
Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në Torino, ku vajza adoleshente u mbyll dhe u lidh në dhomëne saj nga prindërit pasi erdhi vonë në shtëpi, por gjykatësit kanë mbështetur ndëshkimin në këtë rast.
Pasi vajza e tyre adoleshente u kthye në shtëpi shumë vonë, prindërit e mbyllën në dhomën e saj, duke i lidhur duart dhe këmbët me një shall. Vajza 14-vjeçare filloi të qante e dëshpëruar dhe të bërtiste aq fort sa fqinjët lajmëruan policinë.
Me të mbërritur në vendngjarje, agjentët kanë çuar në komisariat nënën dhe babanë, të dy me origjinë marokene. Të dy u arrestuan më pas me akuzën e keqtrajtimit dhe rrëmbimit.
Vajza megjithatë, gjatë seancës së vlefshmërisë, siç raportohet nga La Stampa , u duk mjaft rebele sa gjyqtari vendosi për lirimin e çiftit, i cili, pavarësisht gabimeve në rrugë, u përpoq të frenonte sjelljen e vështirë të një vajze adoleshente të pabindur. Pak ditë më parë, 14-vjeçarja ishte arrestuar pasi kishte marrë pjesë në një rrëmbim në grup të një bashkëmoshatari.
Prej disa kohësh vajza kishte refuzuar të shkonte në shkollë dhe vinte gjithmonë vonë në shtëpi. Gjykatësit iu shfaqën edhe pamjet e 14-vjeçares duke i thyer syzet nënës së saj, ndërsa një tjetër e filmoi atë teksa rrëmbeu një thikë në kuzhinë dhe kërcënonte prindërit e saj.
Në raste të tjera ajo ka shkatërruar dyert dhe dritaret e shtëpisë. Vëllai konfirmoi edhe versionin e prindërve: “Që nga nëntori 2022 nuk i ka dëgjuar prindërit e mi, nuk i respekton, nuk bindet, nuk bashkëpunon në shtëpi”.
“Bëhet fjalë për një të mitur problematike që pretendon edhe me dhunë një shkallë lirie dhe autonomie që duket e vështirë për t’u pajtuar me të vetëm 14 vjecce”, thuhet në arsyet që flasin për “metoda joadekuate, por korrigjuese: për çdo prind, në fakt.
