Ish-punonjësi i bankës hap zjarr pas pushimit nga puna, 5 të vrarë dhe 8 të plagosur

Të shtëna me armë zjarri u regjistruan në Kentaki, SHBA, ku të paktën pesë persona mbetën të vrarë dhe tetë, mes tyre një polic, u plagosën.

Ngjarja ndodhi në qytetin Louisville brenda Bankës së Vjetër Kombëtare.

Sulmuesi, i armatosur me një Ar-15, gjithashtu vdiq. Policia e identifikoi atë si 23-vjeçarin Connor Sturgeon , ish-punonjës në atë bankë.

Autoritetet nuk specifikuan motivin e sulmuesit, por sipas CNN Sturgeon sapo i ishte thënë se do të pushohej nga puna dhe i kishte lënë një letër familjes së tij duke thënë se do të hapte zjarr në ambientet e bankës.

Ish-punonjësi i bankës hap zjarr pas pushimit nga puna, 5 të