Vrau gruan e tij me ilaçe, arrestohet mjeku

Në Bolonjë, karabinierët arrestuan një mjek 64-vjeçar.

Burri është nën hetim për vrasjen e bashkëshortes së tij, ngjarje e ndodhur më 31 tetor 2021 dhe për krimet e përvetësimit dhe mbajtjes pa leje të drogave psikotrope.

Nga hetimet mjeko-ligjore rezultoi se viktima, një 62-vjeçare, ka ndërruar jetë për shkak të administrimit të qëllimshëm nga bashkëshorti i dy barnave, një benzodiazepinë dhe një anestezi spitalore.