LDK kundër politikave ekonomike të Kurtit, Rukiqi: Duhen ulur barrierat për të nxitur projekte zhvillimore
“Serbia është një ndër partnerët kryesorë tregtarë”, është shprehur kështu Berat Rukiqi nga Lidhjen Demokratike të Kosovës. Me tej ai e konsideron problematik thellimi i deficitit tregtar përgjatë dy viteve nën udhëheqjen e Albin Kurtit
Lidhja Demokratike e Kosovës, është kundër politikave ekonomike të qeverisë së Albin kurtit. Në një deklaratë për median Berat Rukiqi nga Lidhjen Demokratike të Kosovës thotë se Serbia është shndërruar në partnerin kryesor tregtar të Kosovës, ndryshe nga sa ishte thënë nga Albin Kurti para se të vinte në pushtet kur kishte premtuar të kundërtën.
“Ne e shohim si problematike këtë thellimin e deficitit tregtar, Kosova ka pasur deficit tregtar por asnjëherë në nivelin që e kemi tani sidomos duke e ditur se kemi një qeveria që ka ardhur me premtime që do të fokusohet në rritje të prodhimit vendor në zëvendësim të importeve dhe politikave të cilët në funksion të zvogëlimit të deficit tregtar.
Çka po shohim këto dy vite, po i shohim 2 miliardë më shumë deficit tregtar në një kohë kur sidomos ka në segmente të caktuara të qeverisë tendencë për të interpretuar shifra të rritjes së eksportit apo rritjes ekonomike që ne po i shohim se nuk kanë prodhuar ndonjë efekt," tha ai.
Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi u shpreh se përkundër pritshmërive edhe në qeverisjen Kurti, Serbia vazhdon të mbetet partneri kryesor tregtar më i madh në vend. Rukiqi tregoi edhe disa nga politikat që duhet ndjekur ekzekutivi kosovar për të ulur deficitin tregtar.
“Serbia vazhdon të mbetet një ndër partnerët kryesor tregtar në kohë kur është menduar se do të ketë politika e veprime konkrete e reciproke e veprime të tjera që do të ndikonin në zbutjen e këtij hendeku deficitar që e kemi, do të duhej të kishte më shumë fokus tek investitorët që tani janë duke shkuar nëpër vendet e rajonit e duke u zhvendosur nga vendet të cilat kanë rritje të kostove të shikojmë t’i sjellim këtu të shohin këtë potencialin të eksportit të shërbimeve të teknologjisë informative”, tha ai.
Lidhja Demokratike e Kosovës në vazhdimësi ka pasur kritika ndaj Qevrisë Kurti duke e quajtur të paaftë për të gjetur zgjidhje për krizat e njëpasnjëshme dhe që po vështirëson jetën e qytetarëve.