24 vite nga beteja që “çau” kufirin, Kurti: Beteja e Koshares i garantoi UÇK-së një nga meritat më të veçanta të luftës
Në Kosovë është përkujtuar Beteja e Koshares, e cila shënoi edhe thyerjen e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës. Albin Kurti e ka vlerësuar atë si më të vecantë nga të gjitha betejat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Beteja e Koshares, 24 vjet më parë në kuadër të operacionit “Shigjeta”, ishte njëra ndër më të përgjakshmet dhe më heroiket e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Thyerja e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë kishte shënuar jo vetëm një fitore morale për UÇK-në, por ajo i kishte hapur rrugë furnizimit me armatim dhe mbështetje logjistike për shumë zona të luftës në brendësi të Kosovës.
Përpjekjet për të arritur një marrëveshje që forcat serbe të tërhiqeshin nga territori i Kosovës, kishin rezultuar pa sukses. Ndërkohë, pas Rambujesë ishte formuar Qeveria e Përkohshme e Kosovës dhe caqet ushtarake dhe paramilitare serbe ishin sulmuar nga forcat e aleancës veri-atlantike NATO,.
Këtë ditë e ka përkujtuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se “Beteja e Koshares i ka garantuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës një nga meritat më të veçanta të luftës, atë të thyerjes së kufirit mes Republikës së Shqipërisë dhe Jugosllavisë, të vendosur më 1913 dhe të rivendosur disa herë ndër vite, që i kishte mbajtur të ndarë shqiptarët për gati një shekull”
Në aspektin strategjik Thyerja e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë kishte shënuar jo vetëm një fitore morale për UÇK-në, por ajo i kishte hapur rrugë furnizimit me armatim dhe mbështetje logjistike për shumë zona të luftës në brendësi të Kosovës.