Stuhi kritikash mbi Macron-in se akuzoi Evropën se po sillet si vasale në konfliktin SHBA-Kinë

Presidenti francez Emmanuel Macron është duke u përballur me një valë kritikash, pasi tha se Evropa nuk duhet të bëhet ‘vasale’ dhe të shmangë tërheqjen në çdo konflikt midis SHBA-së dhe Kinës për Tajvanin.

Presidenti francez i bëri këto komente pas një vizite shtetërore tre-ditore në Kinë, ku u prit nga presidenti i Kinës, Xi Jinping, gjë që alarmoi Perëndimin.

Macron tha se Evropa duhet të jetë fuqia e tretë në rendin botëror, së bashku me SHBA-në dhe Kinën.

Ndërsa komentet riafirmuan qëllimin afatgjatë të Macron për “autonominë strategjike” për Evropën, më konkretisht, shmangien e varësive ushtarake dhe ekonomike. Komentet e tij për Tajvanin nxitën zemërim dhe alarm në të dy anët e Atlantikut.