BOOM turistik në Itali: Rikthehen shifrat para Covid, pritet 88.7 mld euro të ardhura për 2023

Sezoni turistik për vitin 2023 ende është larg, por Italia është rikthyer në ritmet e fluksit të turistëve të viteve para Covid.

Pas dy viteve pandemike, pranvera e këtij viti e festa e Pashkës ka regjistruar për Italinë shifra pozitive për sektorin e turizmit.

Vetëm në këto javë të fundit të pushimeve festive të besimtarëve katolikë janë regjistruar rreth 6.7 milionë turistë të huaj që kanë prenotuar për të qëndruar të paktën 1 natë në Itali, që janë 7.3% më shumë se sa një vit më parë, ndërsa vetëm në fundjavën e fundit kanë hyrën në Itali 3.3 milionë turistë e 12.1% më shumë se më 2022.

Palermo, Roma, Firenze, Napoli, Milano, Venezia, janë qytetet e preferuara të turistëve të huaj e Italia konfirmohet ndër vendet europiane më të preferuar për të kaluar festën e Pashkës e renditur e dytë menjëherë pas Spanjës.

Ministrja e turizmit në qeverinë, Meloni Daniela Santache duke konfirmuar të dhënat e zyrtare të këtij sektori ka deklaruar se mbi 35 mijë turistë që kanë vizituar Italinë këtë fundjavë janë amerikanë që dëshmon se po punohet mirë për të pasur një sektor jo vetëm me target rajonal e lokal, e mbi të gjitha për të pasur një turizëm jo sezonalë por gjatë gjithë vitit.

Sipas parashikimeve të kryera nga ekspertët e Ministrisë Italiane të turizmit, viti 2023 është parashikuar të gjenerojë të ardhura me vlerë rreth 88.7 miliardë euro, 22.8% më shumë se një vit më parë.

Viti 2023 konsiderohet se do të jetë një vit rekord për fluksin e turistëve të huaj që do të vizitojnë Italinë e vetëm në muajt e parë të 2023 mbi 90% e turistëve kanë ardhur nga Gjermania.