Ish-punonjësi bën masakër në bankë, pesë të vdekur dhe 8 të plagosur me armë zjarri, sulmuesi mes viktimave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Prill 2023, 16:49
Në Kentaki , në SHBA, të paktën pesë persona mbetën të vrarë dhe tetë, mes tyre një polic, u plagosën gjatë të shtënave me armë në qytetin Louisville dhe pikërisht brenda Bankës së Vjetër Kombëtare.
Sipas policisë lokale, personi që hapi zjarr ishte një ish-punonjës. Sulmuesi gjithashtu ka vdekur, por ende nuk dihet nëse ai ka kryer vetëvrasje apo është qëlluar nga agjentët
Dëshmitarët që u larguan nga ndërtesa raportuan se kishin dëgjuar disa të shtëna. Në një postim në Twitter, guvernatori i Kentakit, Andy Beshear, tha se po shkonte në vendin e të shtënave.
"Ju lutemi lutuni për të gjitha familjet e prekura dhe qytetin e Louisville," shtoi Beshear.
Policia ka paralajmëruar se “hetimi do të zgjasë ende”.
