"Çfarë bën more…?!" Luizi "skuq" me salcë domatesh Ronaldon

Nga mielli te salca e domates. Luizi mori “hak” ndaj Ronaldos, duke i hedhur atij salcë domatesh në kokë, vetëm një ditë pasi ky i fundit e bëri shtëpinë me miell.

Ronaldo u revoltua nga një rreng që Jori, Dea dhe Keisi i ngritën duke i hedhur miell në shtrat, ndërsa ai për t’ia kthyer në të njëjtën mënyrë, hodhi miell në dhomën e gjumit, në dhomën e ndenjjes, e më pas në të gjithë shtëpinë.

Ronaldo debatoi ashpër edhe me Nitën, pasi mendoi që kjo e fundit mund të ishte e përfshirë në rrengun që Jori, Dea dhe Keisi i ngritën atij. 

Pas Nitës, Ronaldo u grind edhe me Luizin, i cili e “urdhëroi” të pastronte shtëpinë.

Pikërisht debati që ata të dy patën për pastrimin e shtëpisë, dyshohet se shtyu Luizin sot që t’i hidhte salcë domatesh Ronaldos në kokë.

Pas këtij incidenti, Ronaldo ulëriti sepse nuk e kishte mendjen në momentin që Luizi u afrua me salcë në dorë, e më pas ai shkoi të bënte dush.