"A mund ta thithësh gjuhën time?!" Fituesi i Nobelit kërkon falje pas publikimit të videos duke puthur fëmijën

Udhëheqësi shpirtëror i Tibetit, Dalai Lama, i kërkoi falje një djali të vogël, pas një komenti që bëri me të disa javë më pare, gjatë një seance dëgjimore.Videoja u bë virale dhe mori kritika të shumta ndaj laureatit të Nobelit, u detyrua të kërkonte ndjesë.

Udhëheqësi shpirtëror i Tibetit, Dalai Lama, i kërkoi falje një djali të vogël, të cilit disa javë më parë gjatë një seance dëgjimore i kërkoi të "thithte gjuhën"?

“Shenjtëria e tij dëshiron t’i kërkojë falje djalit dhe familjes, si dhe miqve të tij të shumtë në mbarë botën, për çdo dhimbje që mund të kenë shkaktuar fjalët e tij”, thuhet në një deklaratë të postuar në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.

 "Shenjtëria e tij shpesh ngacmon njerëzit që takohet në një mënyrë të pafajshme dhe lozonjare, madje edhe në publik dhe në kamera. Atij i vjen keq për këtë incident", shtohet në deklaratë.

Në një video që u bë virale, 87-vjeçari Dalai Lama i nxjerr gjuhën fëmijës dukshëm të befasuar, dhe e pyet: "A mund ta thithësh gjuhën time?", duke shkaktuar të qeshura të kalimtarëve.

Videoja u xhirua më 28 shkurt, gjatë një audience me Dalai Lamën në McLeod Ganj, një periferi e Dharamsala në Indinë veriore, ku ai ka jetuar në mërgim që nga dështimi i kryengritjes tibetiane të vitit 1951 kundër Kinës.

Përdoruesit e internetit e kanë quajtur qëndrimin e tij "të neveritshëm" dhe "krejt të pashëndetshëm".

Në vitin 2019 Dalai Lama kërkoi falje që tha se nëse një grua do ta pasonte atë, ajo duhet të ishte "tërheqëse", deklarata të cilat, të bëra në një intervistë me BBC, ndezën polemika.

Dalai Lama mishëron në mënyrë universale lëvizjen e autonomisë tibetiane, por atmosfera ndërkombëtare për të cilën ai mori çmimin Nobel për Paqen në 1989 është shumë e zvogëluar, siç është edhe numri i ftesave për të nga liderë, personalitete dhe yje të të gjithë planetit.