Gati në një përplasje fizike, publikohen bisedat e Efit pas sherrit me Zhaklinën: Më erdhi në fytyrë, do e kisha mbytur në drru

Mbrëmja e djeshme u shoqërua me debate të forta mes banorëve me njëri-tjetrin por dhe mes tyre dhe opinionistëve.

Gjatë debatit Efi deklaroi se Zhaklina e kishte personale me të por pa përmendur dicka specifike.

Magjithatë pas debatit u publikuan disa biseda të Efit e cila fliste me një person për një konflikt me Zhaklinën kur ishte jashtë shtëpisë.

Në bisedë Efi tregon se ka qënë gati në një përplasje fizike me opinionisten pasi kjo i kishte thënë se promovon dhunë.

“U zura me Zhakun keq. Ua më erdhi në fytyrë duke ulëritur. Do e kisha mbytur në dru”, ka shkruar Efi.