Skandal në Hollywood! Aktori Jeremy Renner akuzohet nga ish-bashkëshortja për dhunë ndaj saj dhe vajzës së mitur

Aktori Hollywood-ian, Jeremy Renner akuzohet nga ish-bashkëshortja e tij, Sunny Pacheco se ka abuzuar fizikisht dhe ka kërcënuar me jetë atë dhe vajzën e tyre të mitur. Po ashtu akuzohet për përdorim të tepruar të lëndëve narkotike.

Divorci i çiftit ka përfunduar në proces gjyqësor. Edhe pse kanë arritur të zgjidhin çështjen e kujdestarisë së vajzës së tyre 10-vjeçare dhe ta ndajnë së bashku, duket se mes tyre ka mosmarrëveshje të pazgjidhura.

Mediat e huaja shkruajnë se gjithçka filloi në vitin 2020, kur Jeremy Renner i kërkoi gjykatës të zvogëlonte shumën e parave që ai i jep ish-bashkëshortes së tij çdo muaj nga 30,000 dollarë në 11,000 dollarë.

Në një kallëzim të ri të depozituar në gjykatë, sipas Marca, ish-partnerja pretendon se aktori ka abuzuar emocionalisht, fizikisht dhe seksualisht me vajzën e tyre, si dhe e ka sulmuar duke i vënë armën në gojë dhe duke e kërcënuar se do të tërheqë këmbëzën.

Por, aktori i ka mohuar pretendimet e saj dhe i është përgjigjur duke e akuzuar se është ajo që përdor drogë, ndërsa ka deklaruar edhe se ka probleme mendore.

Jeremy u shpreh gjithashtu se është i gatshëm t’i nënshtrohet në çdo moment analizave toksikologjike për të vërtetuar se nuk është përdorues droge, ndërsa theksoi se do të sigurohet që të punësojë një specialist të shëndetit mendor që ta marrë përsipër dhe të provojë se mundet. të sigurojë një mjedis të sigurt për vajzën e tij.

Megjithatë, ekipi i tij ligjor akuzoi ish-in e tij se kishte përfituar nga fama e aktorit në përpjekje për të nxjerrë më shumë para prej tij.