Sulmi terrorist në Tel Aviv, Rama: Dënojmë me forcë agresorët dhe mbështetësit, Shqipëria krah Izraelit

Kryeministri Edi Rama ka dënuar sot sulmin terrorist në Izrael ku humbi jetën një turist italian dhe u plagoson 5 të tjerë. 

Kryeministri shprehu se Shqipëria qëndron krah Izraelit dhe fqinjëve të saj myslimanë që kanë zgjedhur rrugën e paqes.

"Jemi thellësisht të pikëlluar nga sulmet pa dallim ndaj Izraelit që kanë rezultuar në humbje jetësh dhe dënojmë me forcë autorët dhe mbështetësit e tyre. Shqipëria qëndron e vendosur me Izraelin dhe të gjithë fqinjët e tij myslimanë që kanë zgjedhur rrugën e paqes dhe bashkëpunimit.