Koreja e Veriut teston sërish një dron nënujor, i gatshëm për sulme bërthamore
Koreja e Veriut ka kryer një tjetër provë të një droni nënujor me aftësi bërthamore të quajtur “haeil-2”.
Agjencia e lajmeve KCNA raportoi se droni nënujor përshkoi 1000 kilometra në 71 orë e gjashtë minuta gjatë provës dhe goditi me sukses një objektiv të simuluar.
Testi vërtetoi në mënyrë të përsosur besueshmërinë e sistemit të armëve strategjike të nëndetëseve dhe aftësinë e tij sulmuese, raportoi KCNA.
Gjithashtu sipas mediave të huaja, droni nënujor do të ndihmonte në kontrollin e veprimeve ushtarake kundër Koresë së Veriut.
Koreja e Veriut ka testuar rregullisht armë të ndryshme për muaj të tërë dhe ka rritur aktivitetin e saj javët e fundit në përgjigje të stërvitjeve të përbashkëta ushtarake SHBA-Kore Jugore.
Javët e fundit, Pheniani ka prezantuar koka të reja bërthamore më të vogla dhe ka lëshuar një raketë balistike ndërkontinentale të aftë për të goditur territorin amerikan, ka shkruar më herët mediat britanike.

