Pilula e abortit fut në sherr SHBA/ Gjykatësi në Teksas pezulloi miratimin, Biden: Do të luftojmë

Fakte kontradiktore jepën nga SHBA, sa i përket përdorimit apo jo të pilulës së abortit. Një gjykatës në Teksasit pezulloi miratimin e ilacit, ndërsa presidenti amerikan Biden tha se administrata e tij do të luftojë vendimin e Teksasit

Një gjykatës i Teksasit ka vendosur pezullimin e pilules së aborti e cila shitet gjerësisht prej 20 vitesh në SHBA.

Gjykatësi argumenton se siguria e ilaçit nuk është studiuar siç duhet. Vendimi i Teksasit, urdhëron Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA-ve FDA-në të ndalojë prodhimin dhe shitjen e  ilacit mifepristone.

Por menjëherë pas vëndimit të Gjykatësë së tëksasit, ka ardhur edhe reagimi I  Uashingtonit. 

Kjo gjykatë ka urdhëruar Administratën e Ushqimit dhe Barnave të distancohet nga  çdo veprimi që do të ndikonte në disponueshmërinë e pilulës. Dy vendimet vënë në pikëpyetje të ardhmen e drogës, duke rritur shanset që gjykata e lartë të vendosë përfundimisht për fatin e saj.

Po ashtu presidenti, Joe Biden tha se administrata e tij do të luftojë vendimin e Teksasit. 

“Nëse ky vendim do të qëndronte, atëherë nuk do të ketë praktikisht asnjë recetë, të miratuar nga FDA, që do të ishte e sigurt nga këto lloj sulmesh politike, ideologjike,” tha ai në një deklaratë.

Zëvendëspresidentja Kamala Harris tha se vendimi "kërcënon të drejtat e grave në mbarë vendin për të marrë vendime në lidhje me kujdesin e tyre shëndetësor dhe aftësinë për të aksesuar ilaçet që u janë përshkruar nga mjekët e tyre".

Mifepristoni është gjetur në mënyrë të përsëritur të jetë i sigurt dhe efektiv dhe përdoret në të gjithë botën. Administrata e Joe Biden, duke iu përgjigjur padisë, ka thënë se miratimi i ilaçit u mbështet mirë nga shkenca dhe se sfida ndaj FDA vjen shumë vonë.