"Pse duhet të tolerosh budallallëqet?" Fatma Haxhialiu: Me kalimin e moshës nuk mbajmë më

Moderatorja, Fatma Haxhialiu, ishte e ftuar këtë të shtunë në "Why Not".  

Ajo njihet në botën mediatike si thumbuese, ngacmuese dhe e drejtëpërdrejtë.

Dhe me kalimin e viteve ajo tregon se këto tipare vetëm sa janë përforcuar.

Vazhdon je ngacmuese?

"Vende vende. Atje ku duhet lëshojmë pe, atje ku nuk duhet e lëshojmë lakun në fyt me kalimin e moshës se nuk mbajmë më. Nëse më përpara kam qenë tolerante për disa gjëra, tani jam në atë pikë të jetës që them: E di si është puna, janë ca budallallëqe që pse duhet ti tolerosh?"

Ajo foli edhe për eksperiencën e saj në "Goca dhe Gra".

"Se kam pasur asnjë herë problem të ndaj studion time apo skenën me dikë tjetër. Fakti që formula jonë ishte fituese në bashkëmoderim me Aulonën vinte nga kimia që kemi me njëra-tjetrën por edhe që jemi shumë tolerante. Njerëzit që e dinë vendin e tyre në jetë dhe janë të sigurt për gjërat që kanë arritur mund ta ndajnë studion, tavolinën, skenën jo me 4 por me 40 apo 400 vetë. Se kam parë si garë mes nesh, një projekt nuk e shoh si diçka që duhet të luftoj për të rënë më shumë në sy. E shikon si një gjë e përbashkët që ne duam ta bëjmë mirë dhe pastaj dhe suksesi është i përbashkët dhe përgjegjësia".

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.