Olta mendon si Arbri: Kiara bëri gabimin më të madh që u rifut, gërhima i duket melodi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Prill 2023, 10:40
Olta Gixhari mendon se rifutja e Kiarës në Big Brother është gabimi më i madh që ka bërë.
Këtë mendim e ka shprehur në emisionin “Më lër të flas” dhe mbështet batutën e Arbrit që gërhima është bërë melodi për të.
Olta Gixhari: Kiara ka bërë gabimin më të madh që është futur dhe perla është batuta e Arbërit që tha gërhima iu kthye në klarinetë, në melodi do thosha unë. Kjo është fantastike.
Romeo Veshaj: Mendon dhe ti se rikthimi i Kiarës e ka bërë pak më arrogante duke marrë vesh se gjithë situatën që është jashtë që është shtuar dashuria për Luizin tek Kiara.
Olta Gixhari: S'e di tani, po mjafton që gërhima është kthyer në melodi, për mua mjafton dhe ke thënë gjithçka.

