Çfarë tha Olta Gixhari në dhomën e rrëfimit? Transmetohet video e papublikuar më parë!

Mbremjen e djeshme ftuar në emisionin e vëllezërve Veshaj “Më lër të flas” ka qenë ish-banorja, Olta Gixhari. Kujtojmë se ajo vendosi të dalë të shtunën nga shtëpia më e famshme në vendin tonë, duke lënë përgjysmë eksperiencën në Big Brother VIP.

Çfarë tha Olta Gixhari në dhomën e rrëfimit?

Edhe pse ishte një nga lojtaret më të forta, Olta krijoi shumë dinamika në shtëpi dhe malli për djalin e saj Amar ishte arsyeja kryesore që ajo vendosi ta ndërpriste këtë rrugëtim, po a është penduar Olta që mori vendimin për t’u larguar nga shtëpia e BBV?

Një situatë që u diskutua shumë gjatë në rrjetet sociale ka qenë edhe një bisedë e Oltës në dhomën e rrëfimit. Ekskluzivisht për herë të parë në emision u transmetua e plotë biseda që Olta kishte zhvilluar dhe gjithçka kishte lidhje me botox-in që Olta kishte bërë në ballë.

Aktorja u shpreh se: Janë keqkuptuar shumë, jam e bindur që vajzat dhe gratë që po na shikojnë e kanë kuptuar se për çfarë po flasim, unë thjesht bëra një botox në ballë.

Ajo më thotë afrohu të të shoh ballin dhe unë afrohem dhe i them pas 2 javësh do i shoh efektin, unë bëra një botox në mënyrë të fshehur sepse më ishte tekur që në atë program u plaka shumë dhe mu bë psikozë dhe thashë nuk dua më të shtohen rrudhat dhe u thashë ju lutem të bëj një botox për ballin.

Nëse më kërkoni të lëviz ballin, nuk, është bërë drru. Për ata që kanë menduar se ishte një bisedë për Kiarën, a je e kënaqur që nxorëm Kiarën.