Aktori francez, Vincent Cassel, ndahet nga modelja 26-vjeçare
Kohët e fundit po qarkullon lajmi se Vincent Cassel dhe Tina Kunakey po ndahen, me lëvizjen e fundit të yllit francez që “ndez” edhe më shumë thashethemet.
Aktori 56-vjeçar ka fshirë të gjitha fotot e gruas së tij 26-vjeçare nga llogaria e tij në Instagram. Çifti, i cili u martua në vitin 2018 dhe kanë një vajzë, nuk i kanë komentuar spekulimet rreth lidhjes së tyre.
Megjithatë, një burim i cituar nga Daily Mail pohoi se ata u ndanë javë më parë dhe se “Tina është e shkatërruar”.
Ylli 56-vjeçar dhe Kunakei filluan të takoheshin për herë të parë në vitin 2016, vetëm për t’u martuar dy vjet më vonë.
Pavarësisht nga ato që dëgjohen, asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar apo mohuar zërat se i kanë dhënë fund lidhjes.
Cassel është i njohur për rolet e tij në filma si ‘La Haine’, ‘Black Swan’ dhe ‘Irreversible’. Ai ka qenë i martuar më parë me aktoren Monica Bellucci, me të cilën ka dy vajza.

