Meta: Beteja jonë për ekonominë dhe kundër shpopullimit, ndryshimi i pandalshëm

Kreu I PL Ilir Meta shpreh se beteja e Koalicionit "Bashkë fitojmë" është opër ekonominë dhe shpopullimin e vendit.

Në një video të postuar në Facebook Meta deklaroi se kjo nuk është një betejë vetëm pët opozitarët por për të gjithë shqiptarët.

"Beteja jonë është për ekonominë dhe kundër shpopullimit. Kjo nuk është një betejë vetëm për opozitarët, por për të gjithë shqiptarët, sepse të gjithë shqiptarët sot vuajnë largimin e fëmijëve të tyre dhe rritjen e kostos së jetesës për shkak të korrupsionit të Bandës së Rilindjes.

Prandaj Ndryshimi është domosdoshmëri, prandaj Ndryshimi është i pandalshëm dhe fitorja në 14 Maj do të jetë fitorja e të gjithë qytetarëve," tha Meta.