Urimi therës i Bledi Manes për 1 Prill: Gëzuar ditëlindjen Olta, gëzuar ditëlindjen Luiz!

Gazetari Bledi Mane, ish-banori i Big Brother Vip, ka zgjedhur që 1 Prillin, Ditën e Gënjeshtrave, t'ua urojë dy lojtarëve kryesorë në BBV, Luizit dhe Oltës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai e konsideron 1 Prillin si ditën e këngëtarit dhe aktores. 

"Dy nga njerëzit më të sinqertë që kam njohur kanë sot ditëlindjen! Gëzuar ditëlindjen Olta, gëzuar ditëlindjen Luiz!" shkruan me ironi Bledi Mane.