"Tallëse dhe ulëse…", ja çfarë mendon Zhaklin Lekatari për djemtë që fishkëllejnë vajzat në rrugë

Fishkëllimi nga një mashkull në rrugë për shumë femra mund të jetë bezdisëse, por për Zhaklin Lekatarin kjo duket tallëse dhe ulëse.

"Tregon një mangësi në joshje. Kur nuk di si ta joshësh një grua, ti tërheqësh vëmendjen, je kaq i paditur sa di vetëm të fishkëllesh, bazik fare.Kur ti ecën në rrugë dhe një djalë të fishkëllen, mua ai kompliment nuk më duket. Kur një djalë më ndalon në rrugë dhe më thotë sa e mirë je, të hënksha këtë dhe atë, ato nuk janë komplimente, janë ngacmime.Komplimenti është kur ajo që ti thua më bën të ndihem mirë" tha ajo në  "Why Not".