"Nëse një vajzë është në ekran nuk do të thotë se është e degjeneruar", Zhaklin Lekatari ankohet për komentet negative

Nëse je një personazh publik mund të jesh i pëlqyer por edhe i papëlqyer për masën. Dhe në botën e rrjeteve sociale, komentet negative janë therëse.

Zhaklin Lekatari e ftuar në "Why Not" veçoi si më problematiket komentet negative të grave ndaj grave.

"Shoh në komente , ti e degjeneruar, ti k****. Pse? Se unë e mendoj ndryshe një çështje. Më duket e tmerrshme. Shoh zonja me fëmijë, nipër e mbesa që flasin për moral, për edukatë ndërkohë bëjnë të kundërtën në ato komente duke denigruar dhe cënuar integritetin e shumë vajzave, përfshirë ato të ekranit. Nëse një vajzë është në ekran nuk do të thotë se ajo është e degjeneruar. T'ua dimë historinë të tjerëve dhe pastaj të gjykojmë.