Këlliçi në Petrelë: Do t’i japim fund distancës që ka vendosur Bashkia me këtë njësi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Prill 2023, 19:30
Petrela ishte ndalesa e radhës e kandidatit të koalicionit "Bashkë Fitojmë" për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi.
Në takimin me banorë të zonës, ai tha se do ti japin fund distancës që ka vendosur Bashkia me këtë njësi, duke e lënë jashtë vemendjes.
"Projekti im parashikon ndihmë për çdo banor që merret me bujqësi dhe blegtori. 7 mln euro në vit, për të nxitur ekonominë e tyre.Në çdo takim, konstatoj se qytetarët kanë nevojë për ndryshim. Ndryshim që e kanë në duart e tyre, me 14 Maj".
