Caka: Gëzuar ditëlindjen Veliaj, ja si mashtrove qytetarët e Tiranës për ujë të pijshëm 24 orë
Silva Caka nga Partia e Lirisë ka bërë një video postim ditën e sotme duke thënë se Erion Veliaj gënje, duke i përmendur premtime pambajtura.
Ajo tha se Erion Veliaj premton që Brenda vitit 2022 tarracat e pallateve në Tiranë do të çliroheshin më në fund nga depozitat të cilat rrezikojnë jetët e banorëve.
Ajo shtoi se sot as 8 vitesh të gjithë banorët e Tiranës e kanë kuptuar që Erion Veliaj vetëm gënjen dhe se nuk ka furnizim me 24 orë ujë.
Caka: Siç e dëgjuat dhe patë edhe ju Erion Veliaj premton që Brenda vitit 2022 tarracat e pallateve në Tiranë do të çliroheshin më në fund nga depozitat të cilat rrezikojnë jetët e banorëve. Sot është 1 prilli ditëlindja e Erion Veliajt dhe ky që shihni pas meje është realiteti i depozitave të ujit në tarracat e pallateve në Tiranë. Pas 8 vitesh të gjithë banorët e Tiranës e kanë kuptuar që Erion Veliaj vetëm gënjen.
Furnizimi me ujë 24 orë nuk u realizua kurrë nga Erion Veliaj, cilësia e ujit është skandaloze në Tiranë, depozitat janë ende në Tiranë dhe çmimi i ujit ka shkuar jo si në Bathore por si në Dubai. Gëzuar ditëlindjen Erion!

