Gjysmë i zhveshur dhe me puro, Tate shfaqet për herë të parë pas daljes nga burgu: Duhet të mposhtim shejtanin

Influencuesi i akuzuar për trafikim të qenieve njerëzore, përdhunim dhe krijim të një organizate kriminale, ndodhet në arrest shtëpie. Ai ka ndarë me ndjekësit një video ku shfaqet gjysmë i zhveshur teksa pi puro.

Ndikuesi, Andrew Tate, vëllai i tij Tristan dhe dy bashkëpunëtoret e tyre rumune, 32-vjeçarja Luana Radu dhe 28-vjeçarja Georgina Nagel, të cilët ishin në një burg rumun që nga dhjetori i kaluar, janë lënë të lirë.

Ata u arrestuan me akuzën e trafikimit të qenieve njerëzore, përdhunimit dhe krijimit të një organizate kriminale.

Tate, i cila mbetet në arrest shtëpiak, është rikthyer në rrjetet sociale.

Në një nga postimet e tij të para në Instagram pas lirimit nga burgu, ai ndau një video ku shihet duke shëtitur gjysmë i zhveshur dhe duke pirë një puro.

Videon ai e ka shoqëruar me mbishkrimin:

“Që nga viti i kaluar jam në izolim 24 orësh. S'ka dalje në oborr. Unë shkoja e hyja në një qeli 3 metra pa asnjë elektronik apo kontakt të jashtëm. Kthjelltësi absolute e mendjes. Mendime reale. Ne duhet ta mposhtim shejtanin”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Andrew Tate (@andrew_tatee___)