Sulmi ndaj Top Channel, SPAK: Kemi ofruar ndihmën tonë, nëse do të dalë diçka, do kemi veprime
Lidhur me çështjen e sulmit me armë ndaj Top Channel, kreu i SPAK Altin Dumani i është ofruar një strukturë e plotë kundrejt policisë për këtë ngjarje.
Ai tha se kjo është çështje në kompetencë të prokurorisë së Tiranës, dhe SPAK është aty, po bëhen veprimet, dhe nëse do dalë diçka, do ketë veprime.
Dumani: Që në orët e para të mëngjesit, kam kontaktuar në telefon drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit. I kam ofruar mbështetjen e plotë të strukturës së posaçme. Më ka thënë se po kryheshin veprimet e para hetimore.
Kam vendosur të dërgoj në analizën e bërë në drejtorinë e policisë, një prokuror dhe oficer të policisë gjyqësore. Megjithëse është çështje në kompetencë të prokurorisë së Tiranës, edhe ne jemi aty, po bëjmë veprimet tona, dhe nëse do dalë diçka, do kemi veprime.
