E rëndë në Itali/ 62-vjeçari shqiptar e godet për vdekje 5 herë me thikë gruan e tij! Arrestohet nga policia
Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur në Itali. Xhafer Uruçi, 62-vjeç ja vrarë me thikë gruan e tij Zenepe Uruçi, 56-vjeçe.
62-vjeçari ka goditur disa herë me thikë gruan e tij në shtëpinë e tyre në Borgo Rivo, në provincën e Ternit. I pari që nxitoi në vendin e masakrës ishte djali i çiftit, i cili dëgjoi britmat e dëshpëruara të nënës së tij në telefon dhe indirekt ishte dëshmitar i vrasjes së saj.
56-vjeçarja punonte si shitëse dyqani dhe sipas mediave italiane vrasja ndodhi pasditen e 30 marsit në zonën Borgo Rivo në Terni. 62-vjeçari me banim të ligjshëm në Italia, aktualisht pa punë u dërgua në komisariat, ndërsa vijojnë hetimet në lidhje me ngjarjen.
Sipas hetuesve italiane sherri mes tyre kishte nisur për shkaqe xhelozie, raportojnë mediat italiane.


